Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, që dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt, iu është vazhduar masa e paraburgimit edhe për nga dy muaj, ka raportuar Betimipërdrejtësi.
Këtë e ka konfirmuar bashkëpunëtorja nga Zyra e kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Medina Gashi, duke thënë se do të mbahen nën paraburgim deri më 25 tetor të këtij viti.
“Ju informoj se të pandehurve N.M, G.P dhe K.K iu është vazhduar masa e paraburgimit për dy muaj me Aktvendimin e datës 23.08.2024, e cila masë do t’iu llogaritet nga data 26.08.2024 deri me datë 25.10.2024, nën kushtet ligjore të parapara në KPPK”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.
Ende nuk dihen motivet se pse ka ndodhur vrasja e Ademajt, e cila kishte nënshtetësi suedeze bashkë me burrin e saj dhe dy djemtë.
Në këtë rast të dyshuar për vrasjen e Ademajt, janë bashkëshorti i saj Naim Murseli si i dyshuar se organizoi vrasjen, Granit Plava, Kushtrim Kokalla, si dhe T.D.