Vjen reagimi i DASH-it për zgjedhjet në Shqipëri: Respektoni rezultatin, do vazhdojmë partneritetin e ngushtë me kryeministrin Rama  

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se kanë folur qartë për këtë proces zgjedhor dhe për palët që fituan dhe humbën.

Tashmë ka qenë Departamenti Amerikan i Shtetit i cili ka reaguar për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, që nxorën fituese sërish Partinë Socialiste, të drejtuar nga Edi Rama.

Zëdhënësi i DASH, Ned Prince, shkruan në “Twitter” se, SHBA-të do të vazhdojë partneritetin e ngushtë me kryeministrin Edi Rama, ndërsa thekson se, respektimi i rezultatit të zgjedhjeve forcon demokracinë në Shqipëri.

“SHBA-të urojnë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet e fundit. Do të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me kryeministrin Rama dhe vlerësojmë fushatën e fortë të opozitës.

Respektimi i rezultatit të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë e Shqipërisë”,- shkruan ai.

foto galeri

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *