Vjershë nga Namik Dokle: E bëra në ’97 në Kuvend dhe ia dhashë Nanos, ai e lexoi dhe..

Ish-deputeti socialist, Namik Dokle që ka mbajtur disa funksione gjatë kohës që ishte në politikë, tashmë i tërhequr ka postuar në faqen e tij në Facebook një vjershë të shkruar, sipas tij në Kuvend në 1997, kur u votua qeveria Nano. Ai zbulon se vjershën më pas ia dha Fatos Nanos, që e lexoi me buzëqeshje.

Postimi i Namik Dokles

E SHKRUAR NE PARLAMENT…

( Disa nga ish-kolegët parlamentarë e dinë se hera-herës shkruaja ndonjë vjershë në vend të fjalimeve. Po kujtoj nje prej tyre, shkruar në korrik 1997, kur u miratua qeveria Nano)

Tepelena gur i thatë

Dy ministra nga nje fshat,

Kalo Vjosën, dil në Vlorë,

Pesë ministra me kemborë.

Myzeqe edhe Devoll,

Nje ministër e kanë boll,

Nje minister ka dhe Korça,

Barabar dhe Shkodër locja.

Elbasani ka një Cekë

Dhe Mirdita ka një Ndrekë,

Vetëm Lushin gjith’ Veriu

Kujt t’ia ndreq më parë i ziu…

Ia dhashë Fatosit dhe ai e lexoi me buzëqeshjen tipike, aspak inatçore, dhe e futi në dosjen e raportit që sapo kishte lexuar para deputetëve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *