“Vjeshta e protestave”, Berisha: Duhet të kalojmë në forma të shumëllojshme qëndrese dhe revolte

Kreu i PD, Sali Berisha i bëri thirrje demokratëve nga Këshilli Kombëtar se ka ardhur koha që të kalohet në forma të shumëllojshme qëndrese, revolte dhe kryengritjeje paqësore.

Berisha thekson se koha e protestave të fuqishme dhe të gjithëanshme po kalon, prandaj çdo demokrat dhe çdo drejtues duhet të bëjë gjithçka për të motivuar dhe mobilizuar PD-në. Ai shton se PD duhet të ngrihet në nivelin e temperaturave të larta që ka te qytetarët, urrejtjes që kanë qytetarët dhe pakënaqësisë së jashtëzakonshme që kanë për këtë qeveri.

“Sot rrit çmimin për shtresën e mesme. Ai 800 kw është kurthi që ka ndërtuar kundër kësaj shtrese dhe qytetarëve shqiptarë. Unë u ndala tek energjia, po kështu janë të gjitha problemet e tjera me çmimet. Bëra këta analizë për t’iu thënë se pse Shqipëria po vlon dhe po zien sot dhe opse pakënaqësia ndaj kësaj qeverie është më e jashtëzakonshme se kurrë. Shqiptarët besimin e kanë te Partia Demokratike por shohin me skepticizëm nëse a e ndiejnë këta përgjegjësinë e misionit që kanë. Unë nuk po gjej një qytetarë të vetëm që mos të thotë se ne tek ju e kemi vetëm. Unë nuk gjej një të vetëm se protesta dhe vetëm protesta mund të shpëtojë shqiptarët nga ky regjim. Situata është dëshpëruese dhe do përkeqësohet edhe më tej në rrafshin moral nëse ne nuk arrijmë se në misionin tonë nuk kemi të ndalur. Kjo do të jetë vjeshta e protestave. Koha ka kaluar, jo po vjen. Koha e protestave të fuqishme dhe të gjithëanshme po kalon. Çdo ditë është humbje, ne duhet të jemi të sinqertë me qytetarët, nëse ne kemi një shkop magjik që t’i tregojmë se Edi Rama është i vendosur të respektoj vullnetin tuaj, atëherë normalisht do mendojë ndryshe. Kjo po dëmton besimin tek ne. Aty ku ata e kanë projektuar besimin, aty shohin imobilitetin dhe marrin rrugët dhe ikin, ndaj dhe çdo demokrat dhe çdo drejtues duhet të bëjë gjithçka për të motivuar dhe mobilizuar PD-në në radhë të parë e cila duhet të ngrihet në nivelin e temperaturave të larta që ka te qytetarët, urrejtjes që kanë qytetarët dhe pakënaqësisë së jashtëzakonshme që kanë për këtë qeveri. Duhet të kalojmë në forma të shumëllojshme qëndrese, revolte, kryengritje paqësore”, deklaroi Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *