Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fokus të takimit me ministrin e jashtëm grek, Nikos Dendias ka pasur njohjen e pavarësisë.
Osmani thotë se njohja e Kosovës nga Greqia do i thellonte marrëdhëniet bilaterale mes vendeve.
Ndër të tjera, presidentja ka shtuar se është e rëndësishme që Kosova të përfshihet në mekanizmat euro-atlantikë të siguris si dhe rritjen e shkëmbimit tregtar e ekonomik.
Dendias nga ana tjetër e siguroi Osmanin që Greqia do e mbështesë Kosovën për rrugën evropiane dhe liberalizimin e vizave. Ai tha se mbështet dialogun Kosovë-Serbi dhe i nxit palët të gjejnë një zgjidhje.
NJOFTIMI NGA PRESIDENCA E KOSOVËS
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias, i cili e ka uruar për detyrën dhe i ka dëshiruar sukses në mandatin e saj.
Presidentja Osmani ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve janë të mira dhe ka potencuar se njohja e Kosovës nga Greqia do t`i thellojë edhe më tej marrëdhëniet bilaterale ndërmjet të dy vendeve.
Në këtë kontekst, zonja Osmani, gjithashtu ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në mekanizmat euro-atlantik të sigurisë.
Presidentja Osmani ka potencuar edhe nevojën për rritjen e shkëmbimit tregtar e ekonomik, si dhe bashkëpunimin në sferën e turizmit e kulturës.
Ndërkaq ministri Dendias i ka dhënë mbështetje Kosovës në rrugën evropiane, sikurse edhe në procesin e liberalizimit të vizave.
/Priza.al/