Vjosa Osmani, takim me ambasadorin Minxhozi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim këtë të enjte, ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Sipas një njoftimi nga Presidenca e Kosovës, në takim u diskutua mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, ku u veçua edhe rrëmbimi i 3 policëve të Kosovës.

Osmani vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Shqipërinë dhe aleatët e tjerë.

“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi. Në takim u diskutua mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, me ç’rast Presidentja Osmani foli për veprimet e vazhdueshme destabilizuese të Serbisë, përfshirë aktin e pastër të agresionit me tre policët e kidnapuar në territorin e Republikës së Kosovës. Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Shqipërinë dhe aleatët tjerë, me qëllim të ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në vend dhe rajon”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *