Vjosa Osmani është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës, pas raundit të tretë. Personi më i votuar në vend, me mbi 300 mijë vota, ka marrë shumicën e votave në Parlament.
Osmani ka marrë zyrtarisht legjitimitetin nga deputetët.
Ajo është zgjedhur në postin e kryetares së shtetit në raundin e tretë të votimeve në Kuvendin e Kosovës.
Në raundin e tretë morën pjesë në votim 82 deputetë.
Osmani ishte kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentit. Ajo do të mbajë një nga postet më të larta shtetërore, atë të presidentes së Republikës së Kosovës.
Në raundin e tretë të votimit mori pjesë edhe Adelina Grainca, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ajo ishte e vetmja deputete nga kjo parti e pranishme në sallë. Gjatë seancës, Adelina u ul në pjesën ku qëndronin deputetët e LVV-së.