Leonardo DiCaprio, një nga aktorët më të suksesshëm në botë, është shndërruar kohët e fundit në një “avokat” të natyrës dhe ekosistemeve të planetit tonë.
Ai ka shfrytëzuar rrjetet e tij sociale dhe daljet publike për të folur mbi problemet e ruajtjes së natyrës. Disa herë ai ka shkruar edhe për lumin Vjosa në Shqipëri.
Me shpalljen e Vjosës, Park Kombëtar, DiCaprio shkruan se është bërë historia dhe kjo falë bashkëpunimit mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit.
Aktori i njohur e quan Vjosën “një nga lumenjtë e egër të fundit në Evropë”, teksa shton se Lumi do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm.