Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me VKM-ën e miratuar nga qeveria për të konfiskuar ndërtimet pa leje.
Në një deklaratë për mediat, sekretarja për Transparencën, Ledina Mandia tha se kjo VKM shkel çdo parim të kuadrit ligjor, ku kërkoi që SPAK të regjistroj çdo proces penal.
Sakaq shtoi se në rreth 5 vite të fundit janë dënuar me burg rreth 3304 për ndërtimet pa leje.
“VKM e Edi Ramës për ndërtimet e paligjshme shkel çdo parim të kuadrit ligjor. Rama shkeli edhe zotimin e për informalitetin. Në 5 vitet e fundit janë 3304 qytetarë të dënuar me burg për ndërtimet pa leje. Rama pretendon se këto rregulla të konfiskimit janë me përputhje me ligjin 107 të vitit 2014, ku më pas shton të gjithë ndërtuesit t’i kalojnë ministrisë me kontratë në shkëmbim të 1 euro. Ndërtuesi i paligjshëm po bashkëpunon me qeverinë të ndryshojë lejen e ndërtimit dhe të ligjërojë ndërtimet pa leje. Qeveria po shpronëson pronarët e ligjshëme me çmim reference, dhe nuk e njeh çmimin e tregut. Ndërsa me mafjet u jep të drejtë për blerje me çmim reference, ku më pas e shesin me çmim tregu.
Nuk ka jurist me njohuri që të pranojë këto lajthitje. SPAK të regjistrojë menjëherë procesin penal për ata që hanë në kurriz të qytetarëve. PD nuk do lejojë zbatimin e këtij ligji ndaj shtetit, kriminelët do të dënohen. Do të kthehet çdo gjë e marrë në mënyrë të padrejtë.