Dokumentet e njohura si ‘Pandora Papers’ kanë qenë shkas i zbulimit të një apartamenti luksos në Monte Carlo në pronësinë e Svetlana Krivonogikh, e dyshuar si ish e dashura e Vladimir Putin me të cilën thuhet se ka një vajzë sekrete, Luiza.
Ish-pastruesja ruse, Svetlana Krivonogikh, 46 vjeç nga Shën Petersburgu, ka qëlluar në shenjë me pronën e saj luksoze në jug të Francës. Sipas medieve të ndryshme, gruaja ka në pronësi që nga viti 2003 një apartament me vlerë prej 3.5 milionë euro mbi portin e Monakos
Apartamenti varet mbi ujërat blu të Mesdheut nën kazinon Monte Carlo të legjendës së James Bond. Në portin më poshtë, mbretërit, manjatët dhe oligarkët notojnë në jahte me madhësi ajsbergu.
Ka pak për të treguar për sfondin modest të Svetlana Krivonogikh i cili mund tw justifikoi blerjen e pronë me pamje nga ky shesh lojrash të elitës botërore. Thuhet se gruaja ruse u rrit në një apartament tw bashkisë të mbushur me njerëz në Shën Petersburg dhe puna e saj ishte pastrimin i një dyqani të lagjes.
Por të dhënat financiare të pazbuluara më parë të kombinuara me dokumentet e taksave lokale tregojnë se Krivonogikh, 46 vjeç, u bë pronare e apartamentit në Monako përmes një kompanie ‘offshore’ të krijuar vetëm disa javë pasi ajo lindi një vajzë.
Një fakt eksploziv: Ajo u bë pronare menjëherë pasi lindi vajzën e saj, Luiza Rozova, e cila tani është 18 vjeç dhe e kalon jetën mes Moskës dhe Parisit si influencere dhe DJ.
Dyshimet: Svetlana thuhet se ka qenë dashnorja sekrete e presidentit rus, Vladimir Putin (68 vjeç). Dhe Luiza, e cila ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me të, mban emrin e mesëm Vladimirnovna. Ky është sekreti i ëmbël.
Vajza e re flirton me thashethemet për atësinë e Putinit. Kurse nëna hesht. Por të dyja lënë gjurmë të qarta në Instagram. 46-vjeçarja poston foto vazhdimisht nga Monako. Një prej tyre tregonte disa fishekzjarre mbi port. Nën foto, vajza Luiza shkruan: ‘Fantastike, unë e njoh këtë vend’.
Sipas një investigimi të një konsorciumi gazetarësh investigues, dokumentet e njohura si Pandora Papers tregojnë se ish-pastruesja tani ka një pasuri prej 100 milionë dollarë, të vendosur nëpër streha sekrete.
/Burimi: Washington Post/ Përshtati Priza.al/