Pas rastit të dhunës që është publikuar në media, të një mësuesi në Kamëz që dhunonte nxënësit, ka ardhur edhe reagimi i Ministrisë së Arsimit.
Kjo e fundit ka vendosur, kontroll psiko-social për mësuesit e arsimit fillor dhe atij të mesëm. Ky vlerësim do të kryet nga të gjitha zyrat vendore arsimore si dhe konsultimeve me ekspertë të Ministrisë së Arsimit. Por Ministria e Arsimit ka “harruar” që këtë raport vlerësimi ta ushtrojë edhe tek punonjësit e çerdheve dhe kopshteve.
Pyetur nga Priza.al, Ministria e Arsimit ka deklaruar se ky project ligj nuk përfshin punonjësit e institucioneve të edukimit kopshte/çerdhe, por vetem ciklin 9-vjeçar dhe gjimnazet.
Shpesh herë në media janë denoncuar raste të dhunës së fëmijëve në këto institucione, vërejmë se edukatoret janë lënë jashtë skemës së vlerësimit psiko-social.
“Në këtë fazë ende nuk janë përcaktuar detajet. Por klasat 1-12 bëhet fjalë. Jo kopshtet”, u shpreh Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sporteve.
Këto masa vijnë menjëherë pas disa rasteve të ndodhura në dy shkolla dhe të bëra publike ditët e fundit në media, siç ishte rasti në Kamëz ku nxënësit e shkollës Isa Boletini dhunoheshin nga drejtori I shkollës.
ZVA do ngrejë komision për të marrë menjëherë masë kundrejt drejtorit të shkollës Isa Boletini./Priza.al