Një shtetas 54-vjeçar me inicialet A.D., është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Vlorës.
Sipas këtyre të fundit, dyshohet se 54-vjeçari ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij 11-vjeçare.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.
Vlorë-Informacion
–Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht mbesën e tij 11-vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.
/Priza.al/