Vlora e para për vrasjet në vend kurse Përmeti qyteti më i sigurt, Prokuroria publikon raportin

Kriminaliteti në vend vijon të mbetet në shifra të larta dhe shqetësuese, teksa Prokuroria e Përgjithshme ka bërë raportin vjetor.

Sipas raportit të Prokurorisë vendin e parë për shkallën e lartë të kriminalitetit e mban Vlora, kjo sipas renditjes në listë për vitin 2021.

Nga ana tjetër Përmeti është vendi më i sigurtë, ku përgjatë vitit të kaluar nuk është regjistruar asnjë vrasje.

Për nga numri i ngjarjeve me natyrë kriminale, e para është Tirana me 19% të ngjarjeve, e ndjekur nga Vlora me 12 %, Shkodra 11 % dhe Fieri, Elbasani Lezha e Korça me nga 6 % të krimeve të ndodhura në total.

Ndër të tjera në raportin e Prokurorisë vihet re se numri më i vogël i procedimeve të regjistruara për këto vepra penale është në Kavajë, Mat, Gjirokastër dhe Dibër ku janë regjistruar 1 % e numrit total të ngjarjeve të regjistruara.

“Paraqitja grafike evidenton se numrin më të madh të procedimeve e kanë regjistruar prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë me 31.31 % të numrit total të procedimeve të regjistruara në shkallë vendi. Prokuroritë e tjera me shifrat më të larta janë: Elbasan regjistruar 9.31 %, Durrës regjistruar 9.18 %, Vlorë regjistruar 6.77 %, Fier regjistruar 5.63 %, Shkodër regjistruar 5.44 % dhe Korçë regjistruar 4,73 %, të procedimeve penale të regjistruara në shkallë vendi, etj sipas paraqitjes grafike, ndërsa vërehet se numri më i vogël i procedimeve të regjistruara është në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, siç janë: Tropojë, Mat, Pukë, Përmet me më pak se 1% të numrit total të procedimeve penale të regjistruara në shkallë vendi. Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100,000 banorë në vitin 2021 është 1002, ndërsa në vitin 2020 koefiçenti i kriminalitetit ka qenë 979.

Në lidhje me koeficientet e kriminalitetit për 100,000 banorë sipas qarqeve, të dhënat statistikore rezultojnë si më poshtë: Në qarkun Berat që përfshin prokurorinë pranë gjykatës së shkallës së parë Berat koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë në vitin 2021 është 789; në qarkun Dibër që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Dibër dhe Mat, koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 633; në qarkun Durrës që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Durrës dhe Krujë, koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1087; në qarkun Elbasan që përfshin prokurorinë pranë gjykatës së shkallës së parë Elbasan koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 736; në qarkun Fier që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Fier dhe Lushnjë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 817; në qarkun Gjirokastër që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Gjirokastër dhe Përmet koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1380; në qarkun Korçë që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Korçë dhe Pogradec koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 839; në qarkun Kukës që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Kukës dhe Tropojë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1122; në qarkun Lezhë që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Lezhë dhe Kurbin koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1382; në qarkun Shkodër që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Shkodër dhe Pukë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 855; në qarkun Tiranë që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Tiranë dhe Kavajë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1063 dhe në qarkun Vlorë që përfshin prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë Vlorë dhe Sarandë koeficienti i kriminalitetit për 100,000 banorë është 1509. Siç rezulton nga të dhënat, përqindjen më të ulët të koeficientit të kriminalitetit edhe në vitin 2021 e ka qarku Dibër, ndërsa përqindjen më të lartë e ka qarku Vlorë,”- shkruhet në raport.

Prokuroria e Përgjithshme nënvizon se shumica e personave që kryejnë krime janë me background problematik, me të shkuar kriminale dhe të paarsimuar. Konkretisht mbi 56% rezultojnë vetëm me arsim 9-vjeçar dhe 72.9 % të papunë. Ndërkohë, mbi 13% të personave që kryejnë krime kundër jetës, rezultojnë përsëritës.

“Në lidhje me arsimin e të pandehurve, rezulton se për këto grup veprash penale 6,36 % e të pandehurve të regjistruar janë me arsim të lartë, 36,99 % e të pandehurve të regjistruar janë me arsim të mesëm dhe pjesa tjetër e të pandehurve, prej 56,65 % rezultojnë me arsim deri 9-vjeçar. Për sa i përket gjendjes shoqërore, nga të dhënat statistikore rezulton se rreth 72,9 % e të pandehurve janë të papunë, 26,17 % e të pandehurve janë të punësuar në sektorin privat dhe 0,9 % rezultojnë të punësuar në sektorin shtetëror. Rezulton se, rreth 55,83 % e të pandehurve për këtë grup veprash janë banues në qytet dhe 44,17 % e tyre, në fshat.

Në lidhje me gjendjen gjyqësore të të pandehurve, vihet re se 13,25 % e tyre janë përsëritës për vepra të tjera dhe 86,75 % janë të padënuar më parë,”- vijohet më tej. Në lidhje me gjininë e të pandehurve vihet re se 97,7 % e tyre janë meshkuj (nga të cilët 0,57% janë të mitur) dhe 2,3 % janë femra. Përsa u përket regjistrimeve, bëhet me dije se 10.2%, janë proceduar si vrasje me paramendim, 5.83% si vrasje në rrethana të tjera cilësuese dhe 4.6% si vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.

“Të dhënat socio-demografike të të pandehurve për këtë grup veprash penale, si gjinia, mosha, arsimi, gjendja shoqërore, vendbanimi e gjendja gjyqësore, paraqiten në mënyrë të detajuar në vijim: Në lidhje me gjininë e të pandehurve vihet re se 97,7 % e tyre janë meshkuj (nga të cilët 0,57 % janë të mitur) dhe 2,3 % janë femra (ndër të cilat nuk rezultojnë të mitura).

Të dhënat socio-demografike të të pandehurve për këtë grup veprash penale, si gjinia, mosha, arsimi, gjendja shoqërore, vendbanimi e gjendja gjyqësore, paraqiten në mënyrë të detajuar në vijim: Në lidhje me gjininë e të pandehurve vihet re se 97,7 % e tyre janë meshkuj (nga të cilët 0,57 % janë të mitur) dhe 2,3 % janë femra (ndër të cilat nuk rezultojnë të mitura),”- thuhet në raport.

VEPRAT PENALE KARAKTERISTIKE TË GRUPIT

Vrasja me dashje

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Krime kundër jetës të kryera me dashje” për vitin 2021 është 6,55 %, ndërsa në vitin 2020 ka qenë 6,67 %.

Të dhënat statistikore tregojnë se në vitin 2021 janë regjistruar 27 procedime për veprën penale të parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal “Vrasja me dashje”, që rezulton me një ulje prej 15,63 % në krahasim me vitin 2020.

Vrasja me paramendim

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Krime kundër jetës të kryera me dashje” për vitin 2021 është, 10,2%, ndërkohë që në vitin 2020 ka qenë 9,79 %.

Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2021, ka një ulje prej 10,64 % të procedimeve të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 78 “Vrasja me paramendim”, krahasuar me vitin 2020.

Vrasja në rrethana të tjera cilësuese

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Krime kundër jetës të kryera me dashje” është 5,83 % për vitin 2021, ndërkohë që në vitin 2020 ka qenë 5,63 %.

Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2021, ka një ulje prej 11,1 % të procedimeve penale të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 79 i Kodit Penal “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, krahasuar me vitin 2020.

Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare

Pesha specifike që zë kjo vepër penale në grupin e veprave penale “Krime kundër jetës të kryera me dashje” është 4,6 % për vitin 2021, ndërkohë që në vitin 2020 ka qenë 2,29 %.

Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2021 janë regjistruar 19 procedime penale për veprën penale të vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare, që ndaj 11 procedimeve të regjistruara në vitin 2020, përbën rritje prej 72,73 %.

Kanosja

Në grupin e veprave penale “Krime kundër jetës të kryera me dashje” peshën specifike më të lartë e përbën vepra penale e parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal “Kanosja”, që në vitin 2021 është 69,66 % ndërkohë që në vitin 2020 ka qenë 70,42 %.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *