Një atentat me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin bregdetar të Vlotës, ku viktimë ka mbetur shtetasi Delon Troqe, 38 vjeç.
Ai u ekzekutua ditën e sotme nga disa persona që e qëlluan me armë zjarri dhe më pas u larguan me një automjet.
Nuk dihen ende motivet e kësaj vrase që ndodhi në lagjen “Pavarësia”, teksa autorët u larguan më pas me automjet drejt Kaninës.
Personi i ekzekutuar u transportua në spital me shpejtësi, por nuk i mbijetoi dot plagëve.
Policia pasi ka shkuar në vendngjarje, ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për këtë plagosje.
Nga ana tjetër mësohet se janë sekuestruar edhe pamjet filmike rreth zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli për të identifikuar e kapur autorët.
Këta të fundit janë larguar me automjet fill pas ngjarjes me drejtim nga Kanina, në zonën e Byppasit.
/Priza.al/