Vendgrumbullimi i inerteve në qytetin e Vlorës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Ka qenë goma të përdorura që kanë bërë që tymi i zi të përfshijë një sipërfaqe të madhe të lagjes “Kushtrimi” të Vlorës.
Nuk është e para herë që ndodh në këtë zonë, duke shtuar dyshimet se zjarret janë të qëllimshme.