Vlora vijon të digjet, Mamurrasi vihet ‘nën kontroll’. Ndërhyrje vetëm me ushtarë, Ministria mban helikopterët në hangar

Zjarret janë ende aktive dhe po digjen dhjetëra hektarë pyje dhe kullota të gjelbra. Vlora është zgjuar edhe ditëm e sotme nën pushtetin e flakëve, ku pas mesnatës, mali i Tragjasit është përfshirë nga zjarret, megjithatë raportohet se situata është vendosur nën kontroll.

Kjo zonë duket se nuk është problemi i vetëm i qarkut, pasi gadishulli i Karaburunit vijon që të jetë nën kontrollin e flakëve, edhe pse dje pati ndërhyrje nga ajri, sërish flakët nuk u shuan. Ndërkohë që një tjetër vatër aktive në Vlorë është edhe ajo në kodrat e Radhimës dhe në Malin e Kuçit.

Ndërkohë që flakët janë shuar gjatë natës në Mamurras! Kryebashkiakja Majlinda Cara ka bërë me dije se nga zjarri, i cili u aktivizua pasditen e djeshme, ka pasur dëme të mëdha. Por paralajmëroi hetime, pasi dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Por edhe dita e sotme nuk parashikohet të jetë e lehtë pasi vetë IGJEUM parashikoi rrezik të lartë për zjarre në 10 qarqe të vendit dhe më pak të rrezikuarit renditi Durrësin dhe Dibrën.

Pavarësisht situatës së rëndë nga zjarret, ka pasur ndërhyrje vetëm nga Forcat e Armatosura, por nuk dihet pse helikopterët janë lënë në pushim nga Ministria e Mbrojtjes dhe Emergjencat Civile, pasi asnjë shpjegim zyrtar nuk është dhënë.

Ministria e Mbrojtjes ka 4 helikopterë për situatat e zjarreve, dy helikopterë “Cougar”, si dhe dy “E16”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *