Vlora vijon të digjet, Niko Peleshi: Lajm i mirë, Holanda do të na dërgojë sot disa helikopterë

Ministri i Mbrojtjes ka folur nga Dukati ku ndodhet për të mbikëqyrur nga afër të gjithë situatën e zjarrit. Ai ka ndarë më gazetarët një lajm të mirë duke thënë se Holanda ka reaguar pozitivisht për ndihmën që shteti shqiptar i ka kërkuar dhe ditën e sotme do të nisë disa helikopterë më kapacitet të lartë për të shuar vatrat e zjarrit në të gjithë vendin.

“Sidomos në fshatin Asem Zenel zjarri i madh rrethoi fshatin por ne ia dolëm. Dhe sot jemi gdhirë në një situatë shumë më të qetë, vatrat e mëdha janë fikur. Në Vlorë natë e mundimshme ka qenë në Pashaliman. Kishim disloguar një numër shumë tyë madh trupash dhe zjarrfikësish dhe më të keqen e shmangëm. Kemi tre helikopterë në punë këtu.

Ambasadori i Ukrainës na ka reaguar mbështetje. Holanda është treguar shumë bujare dhe sot pritet të sjellë një skuadrilje. Shumë ekspertë mendojnë se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Kjo bëhet vetëm me bashkëpunimin e qytetarëve.

Është e pamundur që të menaxhosh në të njëjtën kohë të gjitha vatrat në të gjithë Shqipërinë, edhe me 3 helikopterë. Unë mendoj se është më mirë të analizojmë se si ka mundësi që ndodhin që ndizen kaq shumë vatra në të njëtën kohë. Janë ndaluar 3 dje, 6 gjithsej në këto ditë zjarresh. Ka të dhëna të mjaftueshme për të lidhur zjarret me emra konkretë dhe do të punohet paralelisht”, tha Peleshi.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *