Në qytetin e Vlorës, gjatë mbrëmjes së djeshme u është vënë flaka plehrave, çka ka çuar edhe në daljen nga kontrolli të saj. Burime bëjnë me dije se zjarri i vendosur në fushën e grumbullimit të plehrave dyshohet se ka qenë i qëllimshëm. Për ngjarjen janë lajmëruar shërbimet publike, ujësjellësi dhe zjarrfikësja, të cilët po punojnë për vënien në kontroll të situatës.
Ndërkohë që policia o punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, pasojat nga djegia e mbeturinave shikohen akoma mëngjesin e sotëm, ku pluhuri dhe era e keqe kanë mbuluar qytetin./Priza.al