Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Vlorë, kur një grua është kërcënuar dhe plagosur me sende të forta në kokë. Policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim, teksa ka regjistruar procedimin penal.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. Sh., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur dhe ka goditur me një send të fortë në kokë, shtetasen E. K.(D), 39 vjeçe, banuese në Vlorë.
Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas e ka përndjekur 39-vjeçaren, për disa ditë. Shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet për kapjen e shtetasit I. Sh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.