Një konflikt ka ndodhur në Vlorë.
Mësohet se shtetasi me iniciale I.P., ka kërcënuar me thikë ish-bashkëshorten e tij dhe më pas është larguar.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit I. P., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë) ish-bashkëshorten e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.