Vlorë/ Kohëve të fundit keqtrajtimi i kafshëve duket se po kthehet në trend. Rasti i fundit i cili po qarkullon në rrjetet sociale është një video ku disa të rinj nga Vlora pasi kanë vrarë një mace e kanë hedhur atë në det. Të gjithë skenën e dhimbshme ata e kanë xhiruar me telefon dhe më pas e kanë publikuar në median sociale. Ata qeshin me të madhe teksa kryejnë këtë veprim çnjerëzor.
Keqtrajtimi i kafshëve vijon nga njerëzit, madje disa prej tyre i helmojnë dhe i lënë në rrugë pa strehë.
/Priza.al/