Vlorë, banesa shkrumbohet nga flakët, zhduket autori

Një banesë ka marr flakë mëngjesin e kësaj të mërkure në lagjen Partizani në Vlorë.

Dyshohet se një 68-vjeçar me probleme të shëndetit mendor i ka vendosur zjarrin banesës së tij dhe më pas është larguar.

Policia dhe forcat zjarrfikse kanë mberritur në vendngjarje për shuarjen e flakëve teksa prej minutash kanë dyshuar se 68 vjeçari gjendej në brendësi të saj. Pasi kanë shuar zjarrin kanë konstatuar te kundërtën.

Ndërkohë dëmet materiale në banesë janë të mëdha teksa dhoma ku jetonte i moshuari është djegur plotesisht.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *