Vlorë/ Dhunuan prindërit, arrestohen dy burra

Dy persona janë arrestuar në Vlorë, pasi akuzohen për dhunë në familje.

Shtetasit me iniciale E. Z., 35 vjeç dhe I., 44 vjeç kanë dhunuar prindërit e tyre.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Z., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babit të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin G. I., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *