Gjatë natës, një mjet tip furgon është përfshirë nga flakët në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji”. Burimet paraprake të policisë bëjnë me dije se në oborrin e një banese ka rënë zjarr, dhe është djegur një mjet tip fugon.
Si pasojë e flakëve është dëmtuar pjesërisht dhe një automjet tip ”Pegeot”, i parkuar në afërsi të tij, në pronësi të shtetasit E. Gj., banues në Vlorë. Grupi hetimor ka nisur hetimet, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
“Më datë 28.03.2021, rreth orës 03:51, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në oborrin e një banese, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet tip fugon, si pasojë e flakëve është dëmtuar pjesërisht dhe një automjet tip ”Pegeot”, i parkuar në afërsi të tij, në pronësi të shtetasit E. Gj., banues në Vlorë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit”.