Një makinë dhe një motor janë djegur gjatë natës në një banesë në rrugën për në Kaninë, Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40 të mëngjesit dhe dyshohet se djegia është e qëllimshme.
Mjetet ishin në pronësi të shtetasit Bezhan Kokëdhima. Pamjet e siguruara tregojnë zjarrin e madh që ka shpërthyer nga djegia e mjeteve.
Hetimet janë në vazhdim për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.