Vlorë/ Dyshime për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura, policia aksion masiv në gjithë qarkun

Policia e Vlorës ka nisur një aksion në të gjithë qytetin dhe në të gjitha ambientet e mbyllura, magazina, sera dhe ambiente të tjera. Ky aksion vjen pas urdhrit të kreut të Policisë së Vlorës, Ermal Mucaj, i cili ka kërkuar nga efektivët të ushtrojnë kontrolle në të gjitha ambientet e mbyllura në qytetin bregdetar.

Informacione nga policia bëjnë me dije se kontrollet do të jenë në të gjithë qarkun me qëllim gjetjen e hapësirave ku kultivohet kanabis, pas dyshimit se këto ambiente të mbyllura si magazina e sera janë kthyer së fundmi në “biznes” për vepra të paligjshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *