Një shtetase është rrëzuar nga ballkoni i hotelit në Vlorë.
Mësohet se gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku po qëndronte 29-vjeccari, K.G., dhe shtetesja me iniciale E. B është gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një peshore elektronike.
Mësohet se e plagosura ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. G., 29 vjeç, banues në Kosovë. Gjatë kontrollit në dhomën e hotelit ku po qëndronte ky shtetas, së bashku me shtetasen E. B., e cila rrëzua aksidentalisht nga ballkoni i këtij hoteli, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një sasi lënde të dyshuar narkotike ekstazi dhe një peshore elektronike. Shtetasja E. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.