Vlorë/ Makina merr flakë në ecje, ja për çfarë dyshon policia

Një mjet në Vlorë ka marrë flakë, teksa ka qenë në ecje. Policia është sinjalizuar për rastin në fjalë mëngjesin e sotëm. Rreth orës 08:14, në bulevardin “Ismail Qemali”, një mjet i markës “Ford”, me drejtues shtetasin me iniciale Z. K, ka marr flakë.

Fatmirësisht raportohet vetëm për dëme materiale. Nga hetimet paraprake, rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 31.03.2021, rreth orës 08:14, në bulevardin “Ismail Qemali”, një mjet i markës “Ford”, me drejtues shtetasin Z. K, në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm deme materiale.

Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë, si pasojë e një shkëndije elektrike.

Vijon puna me grupin hetimor, për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *