Një aksident është raportuar mëngjesin e sotëm në rrugën transballkanike në Vlorë.
Një automjet tip Ford ka aksidentuar një 60-vjeçar. I moshuari në momentin e aksidentit po kalonte tej vizat e bardha. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën dhe është transportuar në spital për trajtim mjekësor.
Drejtuesit të mjetit i është bërë testi i alkoolit, ndërsa pritet të shoqërohet në komisariat.