Zbardhet identiteti i plotë i autorit të plagosjes së babë e bir në Vlorë. Rildi Kocja goditi dje me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij pas një sherri për motive të dobëta.
Pak pas krimit ai u arratis, për t’u arrestuar më vonë nga policia.
Duket se një konflikt i çastit fillimisht me 30-vjeçarin Albion Brahushi ka bërë që dhëndri të nxirrte thikën, duke e goditur rreth 10 herë. Më pas në konflikt është përfshirë edhe babai i Albionin, 60-vjeçari Xhevdet Brahushi, i cili po ashtu ka mbetur i plagosur disa herë në bark, gjoks dhe këmbë.
30-vjeçari është transportuar mëngjesin e sotëm drejt Tiranës, pasi gjendja e tij paraqitet tepër e rëndë.
Ndërkohë babai i tij mbetet në reanimacion në Vlorë, por gjendja e tij ende nuk cilësohet si jashtë rrezikut për jetën.