Vlorë/ Mësuesi me djalin bëjnë sherr me nxënësin, procedohen

Një mësues i shkollës në Novoselë është proceduar penalisht pasi akuzohet se bashkë me të birin, nxënës në këtë shkollë, janë konfliktuar me një nxënës tjetër.

Veç mësuesit, policia njoftoi se janë proceduar dhe dy adoleshentët.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. O., 53 vjeç (mësues në shkollën e fshatit Novoselë) dhe për dy nxënës të kësaj shkolle, njëri prej tyre 16 vjeç (djali i shtetasit A. O) dhe tjetri 17 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht, jashtë ambienteve të shkollës, për motive të dobëta. Gjatë kontrollit fizik, 17-vjeçarit iu gjet një 1 përforcues grushti, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *