Një 35-vjeçar nga Vlora është arrestuar për dhunë në familje. Policia njoftoi se shtetasi me inicialet M.Zh dyshohet se ka dhunuar babain e tij. Autoritetet kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan shtetasin M. Zh., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij”, njofton policia.
Sakaq, në pranga kanë përfunduar edhe dy persona të tjerë, të cilët u konstatuan duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
-G. M., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-G. D., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.