Policia e Vlorës ka vënë në pranga 3 shtetas për vepra të ndryshme penale.
36-vjeçari me inicialet S.B pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga gjykata, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Një 54-vjeçar me inicialet V.Xh banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu shtetasi me inicialet V.K pasi u konstatua nga shërbimet, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.