Me çeljen e sezonit turistik, kanë filluar gjithashtu edhe aktivitetet bregdetare argëtuese. Një nga ato është parashutizmi. Por ky sport ka bërë që një një i rinë Vlorë të plagoset pasi është përplasur me palmat.
Burime bëjnë me dije se parashutisti, emri i të cilit nuk dihet ende, po fluturonte mbi bregdet, kur ka humbur ekuilibrin si pasojë e përplasjes me palmat. Si rrjedhojë ai ka rënë në tokë dhe është lënduar.
Mësohet, se sportisti në fjalë nuk është shqiptar, por shtetas i huaj, e krahas plagëve në qafë, ai ka treguar se ndjen dhimbje në shumë pjesë të trupit.