Vlorë/ Pas konfliktit,  37-vjeçari dhunon nipin

Një person është arrestuar ditën e sotme në Vlorë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nipit të tij. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale E.T., 37 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, i cili ka dhunuar shtetasin E.D.

37 vjeçari akuzohet për veprën penale “Dhuna në Familje”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit:

– E. T., 37 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi gjatë një konflikti, ka dhunuar fizikisht nipin e tij, shtetasin E. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *