Vlorë/ Përplasen dy automjete. Njëra përfundon mbi rrethrrotullim, plagosen dy drejtuesit

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Aksidenti ndodhi në rrugën Transballkanike, ku janë përplasur dy automjete. Një nga automjetet përfundoi mbi rotondo pas përplasjes.

Të dy drejtuesit e mjeteve janë dërguar në spital. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e një prej automjeteve tip “Benz” duke u futur në rrethrrotullim dhe duke goditur më pas automjetin tip “Audi”.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *