Një 20 vjeçar është arrestuar dhe një 17 vjeçar është proceduar penalisht ditën e sotme në Vlorë, pasi qarkullonin në qytet me mjet lukzoz pa leje.
Sipas policisë është proceduar penalisht 17-vjeçari që drejtonte automjetin tip “Porche”, në mënyrë të parregullt, ndërsa është arrestuar 20 vjeçari Xhuljano Hodaj, pasagjer në mjet.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, si rezultat i kontrolleve të shtuara në terren, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim, kanë ndaluar dhe shoqëruar dy shtetas që udhëtonin me një automjetip tip “Porche”, pasi nga verfikimet e kryera rezultoi se njëri prej tyre ishte shtetas në kërkim, ndërsa drejtuesi ishte shtetas i mitur.
Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit Xhuljano Hodaj, 20 vjeç, banues në Vlorë (pasagjer në automjetin tip “Porche”), i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 7 muaj e 24 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.