Vlorë/ 47-vjeçari nxjerr pistoletën për të vrarë vëllain, policia shmang tragjedinë

Policia ka mundur të parandalojë një tragjedi në familje. Mësohet se personi me inicialet I.T, 46-vjeç, banues në Vlorë, pas një konflikti me të vëllanë ka nxjerrur armën për ta qëlluar. Për t’ju shmangur kontrollit të policisë, ai e ka çmontuar psitoletën. Policia sekuestron në cilësinë e provës materiale pjesët e pistoletës dhe një krëhër me 7 fishekë.

38-vjeçari akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe ” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, shtetasin I.T.,46 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë një konflikti me vëllain e tij, shtetasin A.T., 55 vjeç, ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë dhe më pas për t’ju shmangur kontrollit të policisë e ka çmontuar psitoletën. Shërbimet e policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale pjesët e pistoletës dhe një krëhër me 7 fishekë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *