Një 29-vjeçar në Vlorë është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka shkrumbuar 2 automjete. Në kërkim është shpallur shtetasi me iniciale R.Z.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në qytetin bregdetar, si dhe makinat kanë qenë në pronësi të shtetasve me iniciale M. Ç. dhe R. I.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin R. Z., 29 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” , pasi dyshohet se ka djegur 2 automjete, në pronësi të shtetasve M. Ç. dhe R. I.