Një restorant në Vlorë është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të hëne.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ’29 Nëntori’, ndërsa mësohet se shkak për shpërthimin e zjarrit, është bërë një shkëndijë elektrike në aspiratorin e restorantit.
Burime për mediat bëjnë me dije se për fat të mirë nuk ka pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale.