Kapiteneria e Portit të Vlorës ka bërë me dije se ka marrë në orën 02:50 njoftimin nga anija e peshkimit me 3 persona në bord, që kishte pësuar një defekt në sistemin elektrik të motorrit. Për këtë shkak ata nuk mund të lundornin. Në njoftim thuhet se në bashkëpunim me Policinë Kufitare, mjeti është ndihmuar.
Në momentin kur pësoi defektin dhe kërkoi asistencën, anija e peshkimit ndodhej në veri të derdhjes të lumit Seman, teksa aktualisht bëhet me dije se po lundron i asistuar drejt Triportit të Vlorës.