VLORË- Protesta në paraburgimin e Vlorës mes familjarëve të Mateo Vasiut dhe efektivëve të policisë është shoqëruar me shumë tensione.
Nëna e 8-vjeçarit të ndjerë ka tentuar të kalojë hekurat rrethies të burgut ku ndodhet i izoluar Klodian Çalamani.
Efektivët e policisë kanë rrethuar gardhin, pasi dhjetëra të afërm janë mbledhur duke protestuar me pankarta ‘Drejtësi për Mateon’ dhe kërkojnë hapjen e derës.
8-vjeçari Mateo Vasiu u vra dhe gropos më 16 nëntor në një fshat të Fierit nga Klodian Çalamani, autor i dënuar edhe me herët për pengmarrje.