Një person ka arritur të grabisë disa bizhuteri në një biznes në Vlorë, duke kërcënuar punonjësit me thikë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Lef Sallata”, ndërsa pas grabitjes ai ka mundur të largohet.
Policia po punon për identifikimin dhe më pas arrestimin e autorit, për të cilin nuk ka ende të dhëna.
Vlorë/Informacion paraprak
Pasditen e sotme, në një market në lagjen “Lef Sallata”, një person i paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë) ka vjedhur disa bizhuteri dhe më pas është larguar me shpejtësi.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.