Vlorë/ Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Italisë! Në pranga 5 persona, mes tyre një egjiptian

5 persona janë arrestuar, mes tyre dhe një egjiptian, pasi janë nën akuzën e transportimit të emigrantëve të paligjshëm nga vendet e treta drejt Italisë me gomone.

Arrestimi i tyre ndodhi gjatë operacionit të koduar “Bristani”,  ku të arrestuarit kundrejt pagesës i transportonin emigrantët drejt Italisë.

Arrestimi i tyre u bë i mundur përmes bashkëpunimit të Delta Force dhe Guarda di Finanza, ku një ditë më parë vunë në pranga 15 klandestinë në zonën e Karaburunit, të cilët do të niseshin me gomone drejt Italisë.

Në pranga përfunduan Klodian  Gjikondaj, 38 vjeç, banues në Vlorë; Mohamed Sherif, 61 vjeç, me shtetësi egjiptiane; Fatjon Belaj, 36 vjeç, banues në Vlorë; Robert  Hysa, 44 vjeç, banues në Tiranë; Arjol Lleshi, 31 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. L., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet 5 të arrestuarit në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë transportuar nga Tirana në qytetin e Vlorës 15 shtetas të huaj (egjiptian), duke i transportuar më pas në rrugë tokësore me automjet deri në qytetin e Orikumit, duke vijuar udhëtimin në këmbë deri në vendin e quajtur “Gjiri i Bristanit”, nga ky dyshohet se do të siguronin kalimin e tyre me mjete lundruese drejt Italisë, kundrejt shpërblimit monetar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *