Një 44-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasur u kap me mallra kontrabandë.
Shtetasi me iniciale B.R., akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.
Sakaq uniformat blu kanë sekuestruar rreth 380 paketa me cigare të markave të ndryshme, pa pullë fiskale.
Njoftimi i policisë:
Port Vlorë/Goditet një tjetër rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.
Kishte fshehur nën dyshemenë e rimorkios së kamionit, dhjetëra steka me cigare, me qëllim kontrabandimin e tyre, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari. Shërbimet e PKK Port Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Vlorë dhe autoritetet doganore në këtë port, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, një mjet kamion me drejtues shtetasin B. R.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë kamion, nën dyshemenë e rimorkios, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura rreth 380 paketa me cigare të markave të ndryshme, pa pullë fiskale, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin B. R., 44 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme