Detaje të reja kanë dalë në lidhje me makinën e djegur gjatë natës në Vlorë, ku dhe dyshohet se ka qenë e qëllimshme.
Burime për median bëjnë me dije se ka dyshime se makina mund të ketë tërhequr ndonjë mjet lundruese, kjo sepse automjet i djegur është gjetur në një zonë shumë pranë bregdetit në vendin të quajtur “Kanali i Motorrit” në “Pyllin e Sodës”.
Ndërkohë kanë nisur hetimet për këtë ngjarje, për të bërë të mundur identifikimin e personit të cilit i përket.