Një 29-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi ka vjedhur një automjet në një servis.
Dyshohet se shtetasi me iniciale D.A., akuzohet për veprën penale “Vjedhja”.
Njoftimi i policisë:
DVP Vlorë
Vodhi një automjet, në një servis, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u kap dhe u ndalua shtetasi J. M., 29 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se më datë 23.10.2022 ka vjedhur një automjet tip “Audi”, në servisin e shtetasit A. Sh.
Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi D. A., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.