Një 26-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi akuzohet për vjedhje.
Mësohet se i riu me iniciale A.K., ka tentuar të vjedhë disa artikuj në një supermarket, në të cilin dyshohet se ka vjedhur 2 herë të tjera.
Njoftimi i policisë:
DVP Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Arndold Tosku, 23 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 07.04.2022, e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 26 vjeç, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë disa artikuj në një supermarket, në të cilin dyshohet se ka vjedhur artikuj të ndryshëm, 2 herë të tjera.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 30 vjeç, banues në Itali, pasi dyshohet se ka trafikuar një automjet, i cili rezulton i vjedhur në Itali. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.