VMRO: Do ta pengojmë ndryshimin e Kushtetutës

Partia opozitare maqedonase VMRO, ka vazhduar me kundërshtimin e propozimit francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.

Nga kjo parti thonë se “populli i thotë JO bullgarizimit, dhe se ata do të pengojnë ndryshimet kushtetuese dhe me këtë edhe asimilimin e popullit”.

“Kovaçevski dërgon njoftime në Kuvend. Ajo që i bën deputetët e LSDM-së të votojnë sot janë informacione të zakonshme. LSDM nuk e ka shumicën për të ndryshuar Kushtetutën dhe për të bullgarizuar vendin. VMRO është pengesë për ndryshimin e Kushtetutës dhe nuk do të mbështesë asgjë që dëmton interesat kombëtare të Maqedonisë. Me votën e sotme, Kovaçevski vetëm konfirmon se është i gatshëm për çdo gjë, vetëm për pushtet”, thonë nga VMRO.

Nga kjo parti vazhduan me thirrje për të dalë në protesta, të cilat për sot janë paralajmëruar në mesditë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *