VOA: Humbja e opozitës erdhi prej pjesëmarrjes së ulët në votime

Në Shqipëri, studiues të pavarur dhe politikanë të opozitës pohojnë se fitorja e thellë e Partisë Socialiste në zgjedhjet vendore erdhi më së shumti me gjendjen e rëndë, ku gjendet sot Partia Demokratike.

Ata mendojnë se qytetarët e braktisën Partinë Demokratike, sepse ajo u shfaq e përçarë, pa alternativë dhe konfliktuale dhe se rimëkëmbja thelbësore e saj do të tjetërsojë zhvillimet politike në Shqipëri.

Analistët e jetës politike në vend mendojnë se Partia Socialiste ka fituar shumë bashki me numra minimalë të saj, ka njësuar veten me shtetin, dhe ka krijuar një sistem klientelist të rrezikshëm për Shqipërinë, sepse bllokon reformat dhe hapësirën demokratike në Shqipëri.

Studiuesi thotë se ky sistem asfiksues është bërë tani më i fuqishëm se sa vet Partia Socialiste, sepse militantët votojnë çdo herë në uniformitet.

“Partia Socialiste nuk është reformatore dhe nuk u bë asnjë debat për decentralizimin, për integrimin europian, për reformat e mëdha si një vend në pritje të anëtarësimit në BE. Fuqia e PS për reforma është kufizuar ndjeshëm, por fuqia e Partisë Socialiste për të reformuar vetveten është e pamundur në këtë situatë. Në 15 bashki kryesore nuk ka konkurrencë dhe as llogaridhënie, rizgjidhen të njëjtët njerëz me të njëjtën numër votash, kjo dmth që fiton sistemi dhe jo individët”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *